Celebrities Gossip Showbiz

Ja sa pritet t’i kushtojë Cristiano Ronaldos ndarja nga Georgina Rodriguez!

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, thuhet se është në prag të ndarjes nga Georgina Rodriguez, me të cilën është në një lidhje prej disa vitesh. Fillimisht ishte gazeta gjermane “Bild” që shkruante se, çifti i famshëm kishte probleme në marrëdhënien e tyre. U tha se Ronaldo ishte lodhur nga sjellja e të dashurës së tij dhe për këtë arsye lidhja e tyre hyri në një krizë.

Ylli portugez është shqetësuar nga pazaret e kushtueshme të Georgina dhe kjo e ka thelluar më tej problemin mes tyre. “Georgina e kalon gjithmonë ditën në qendra tregtare. Ajo shpenzon dhe shpenzon, nuk bën asgjë tjetër”, është shprehur në një intervistë televizive disa kohë më parë Ronaldo. Por, sa do t’i kushtojë Ronaldos nga pasuria e tij marramendëse një ndarje e mundshme nga Georgina?

Nëse ndodh ndarja, Cristiano Ronaldo mund t’i paguajë Georgina Rodriguez 350 milionë euro. Këto para korrespondojnë me 35% të pasurisë së Ronaldos. Ronaldo dhe Rodriguez kanë një vajzë, Bella, e cila lindi vitin e kaluar, si dhe një vajzë 5-vjeçare, Alana. Përveç kësaj, Ronaldo ka një djalë 12-vjeçar të quajtur Cristiano Jr., i cili ka lindur para lidhjes së tij me Rodriguez dhe binjakët 5-vjeçarë Eva dhe Mateo, të cilët kanë lindur nga një nënë surrogate.

Por, Ronaldos nuk po i shkojnë gjërat mirë as te Al-Nassr. Al-Nassr pas transferimit të Ronaldos është eliminuar nga Kupa e Kampionëve të Arabisë Saudite, Superkupa e Arabisë Saudite, Kupa e Mbretit Saudit, Superkupa e Riadit. Sipas lajmeve të raportuara nga ESPN, edhe Cristiano Ronaldo rrezikon të dëbohet nga Arabia Saudite për një gjest të turpshëm në kundërpërgjigje ndaj tifozëve pas ndeshjes së Al Hilal.

Avokati saudit Nouf bin Ahmed ngriti një kallëzim penal kundër futbollistit. Futbollisti portugez ka tërhequr vëmendjen me qëndrimin e tij agresiv dhe nervoz në fushën e blertë së fundmi. Ndërkaq, Georgina Rodriguez u bë e famshme në vitin 2017 kur filloi të takohej me Cristiano Ronaldon. Të dy u njohën në dyqanin Gucci ku ajo punonte dhe që nga ajo kohë kanë qenë në një lidhje me njëri-tjetrin. Georgina është bërë një personazh i famshëm vitet e fundit, me gati 50 milionë ndjekës në rrjetin e saj social Instagram ku tregon jetën e saj dhe përditshmërinë shumë të detajuar.