Celebrities Showbiz

Ja se çfarë fshihet pas krijimit të veshjes së Kylie Jenner në koleksionin e saj më të ri!

Sipërmarrësja e njohur Kylie Jenner, ka njoftuar së fundmi për koleksionin e saj më të ri të “Kylie Cosmetics”. Ylli i “Keeping Up With the Kardashians” ishte e lyer me lëng të kuq më shumë sesa “Carrie” në filmin horror të vitit 1976. Por pavarësisht nga ngjashmëria e tmerrshme mes të dyjave, duket se koleksioni i ardhshëm i Kylie është frymëzuar nga një film klasik tjetër, “A Nightmare on Elm Street”.

Megithatë, fansat e Kylie-t kanë reaguar me neveri teksa ajo së fundmi ka pozuar e zhveshur dhe e mbuluar e tëra me gjak për imazhin e ri nga fushata e make up-it grafik të personazhit Freddie Kruger në filmin horror të përmendur më sipër. Kylie ka pozuar gjithashtu dhe me korse që të jep përshtpjen e një dizenjimi 3D.

Së fundmi është mësuar se krijuesi i kësaj korseje është artisti Nusi Quero, i cili zhvillon veprimtarinë e tij në Los Angeles. Ai krijon pjesë me printime 3D nga modele të prodhuara nga kompjuteri. Quero, 33 vjeç, tha për “Page Six” se ekipi i Jenner e kontaktoi muaj më parë duke kërkuar një pjesë të frymëzuar nga filmat horror dhe se ai luajti me idenë e një trupi para se të vendosej në një korse. Agjenda e ngjeshur e Kylie-t shtoi një sfidë më shumë gjatë procesit të projektimit. Nusi shprehet:

Unë u përpoqa të bëja diçka krejtësisht të përshtatshme për të. Për korsenë u deshën rreth 70 ose 80 orë për ta printuar në 3D. Zakonisht, për punë të tilla, bëj një skanim 3D të personit dhe pastaj e vendos pjesën e modeluar 3D në lëkurën e tij. Me të, është pak më e vështirë të bësh diçka të tillë. Kështu që unë përfundova vetëm duke marrë matjet e saj të përgjithshme dhe gjeta një shoqen time, e cila ishte e ngjashme me të. E skanova dhe e përdora atë si modelin tim bazë.

Rikujtojmë se, ka pasur reagime të ashpra kundër zgjedhjes së Jenner për të përdorur filmin e Wes Craven të vitit 1984 si frymëzimin për koleksionin e saj të vjeshtës, sepse në film Freddy Krueger vret adoleshentë të pafajshëm ku shumë prej të cilëve janë gra. Jo shumë kohë pas postimit të saj të fundit, ajo ndau imazhe nga festa e saj në ‘Nightmare On Elm Street’, ku morën pjesë bukuroshja e saj e vogël Stormi, nëna Kris Jenner dhe motrat Khloe dhe Kim Kardashian dhe ku shtëpia e saj ishte zbukuruar me një dekor drithërues me një tryezë të spërkatur me gjak dhe karrige me peceta që lexonin ‘ëndërr të keqe’ dhe ‘eja tek Fredi.’