Celebrities Showbiz

Postimi i fundit i Kylie Jenner nxit reagime të ashpra tek fansat e saj!

Fansat e Kylie Jenner reagojnë me neveri teksa ajo së funmi ka pozuar e zhveshur dhe e mbuluar e tëra me gjak për imazhin e ri nga fushata e make up-it grafik të ‘Freddie Kruger’. Bashkëpunimi ka të bëjë me ‘Nightmare On Elm Street’.

Miliarderja 24-vjeçare-e cila është shtatzënë dhe është në pritje të fëmijës së saj të dytë. Nëpërmejt një postimi në rrjetin e saj social Instagram ajo ndau me fansat e saj imazhet e reja të cilat u cilësuan si shumë ‘shqetësuese’ nga disa prej 275 milionë ndjekësve të saj.

Ajo shfaqet me trupin e saj të zhveshur dhë të lyer me gjak dhe e gjtaha kjo vjen për bashkëpunimin e fundit me ekskluzivitetin horror të përqendruar rreth Freddie Kruger për linjën e saj ‘Kylie Cosmetics’. Teksa në postim shkruan:

My kylie X Nightmare në Elm Street, koleksioni lançohet nesër! Nw 3 pasdite KylieCosmetics.com

https://www.instagram.com/p/CU6DoyOJRf4/?utm_source=ig_web_copy_link

Por fansat mbetën më pak se të impresionuar me këto foto dhe i quajtën ato ‘thjesht jo të nevojshme’. Ka pasur reagime të ashpra kundër zgjedhjes së Jenner për të përdorur filmin e Wes Craven të vitit 1984 si frymëzimin për koleksionin e saj të vjeshtës, sepse në film Freddy Krueger gjuan adoleshentë të pafajshëm ku shumë prej të cilëve janë gra.
Jo shumë kohë pas postimit të saj të fundit, ajo ndau imazhe nga festa e saj në ‘Nightmare On Elm Street’, ku morën pjesë bukuroshja e saj e vogël Stormi, nëna Kris Jenner dhe motrat Khloe dhe Kim Kardashian dhe ku shtëpia e saj ishte zbukuruar me një dekor drithërues me një tryezë të spërkatur me gjak dhe karrige me peceta që lexonin ‘ëndërr të keqe’ dhe ‘eja tek Fredi.’

Kujtojmë gjithashtu se sipërmarrësja e njohur sapo i ka njoftuar të gjithë fansat e saj për koleksion e saj më të ri të “Kylie Cosmetics” vetëm para pak ditësh. Kylie postoi në profilin e saj në Instagram, një video ku shihet duke u lyer me gjak të rremë, e cila prezanton koleksionin e saj të ri me disa produkte kozmetike. Në klipin e shkurtër, 24-vjeçarja nuk u filmua plotësisht nudo pasi ishte e mbuluar me gjak nga koka te këmbët.

Ylli i “Keeping Up With the Kardashians” ishte e lyer me lëng të kuq më shumë sesa “Carrie” në filmin horror të vitit 1976.