Celebrities Gossip Showbiz

“Jam dashuruar me ty…”, ja si i përgjigjet Dea Mishel ndjekësit në Instagram!

Një periudhë tepër e zënë dhe të ngarkuar këto kohë. Që pas përfundimit të “Big Brother Vip Albania 2”, Dean e kemi parë në shumë projekte dhe së fundmi në rubrikë “Influencer” tek emisioni “E Diell”. Dea Mishel është një personazh mjaft aktiv në rrjetet socialeë, e cila vazhdimisht ndan me ndjekësit e saj, momente të shumta nga përditëshmëria e saj.

Dea herë pas here bën edhe bashkëbisedimeve  ndjekësit në Instagram me anë të një ‘Ask-u’. Një gjë të tillë ka bërë edhe së fundmi, ku fansat i kanë bërë pyetje të shumta, i kanë kërkuar këshilla si dhe i kanë shprehur dashurinë.

“Jam dashuruar me ty”

Dea : Je i panjohur të dua edhe unë. Jam dashuruar edhe unë në ty. E di të duket shumë e pabesueshme sepse ne nuk njihemi fare vetëm kështu nga ekrani, por çfarë të bëjmë ndjenjat këto janë

Së fundmi Dea ka postuar një foto në Instastory, duke na treguar një tatuazh të ri që ka bërë në krahun e saj, i cili mesa duket nuk është ashtu siç ajo ka dashur në të vërtetë. Bukuroshja ka treguar se ka bërë tatuazh një dhelpër në krahun e saj, por në fakt njerëzit mendojnë se është një lepur.