Celebrities Gossip Showbiz

“Njerëzit mendojnë se…”, Dea Mishel tregon çfarë nuk shkon me tatuazhin e saj të ri!

Një periudhë tepër e zënë dhe të ngarkuar këto kohë. Që pas përfundimit të “Big Brother Vip Albania 2”, Dean e kemi parë në shumë projekte dhe së fundmi në rubrikë “Influencer” tek emisioni “E Diell”. Dea Mishel është një personazh mjaft aktiv në rrjetet socialeë, e cila vazhdimisht ndan me ndjekësit e saj, momente të shumta nga përditëshmëria e saj.

Së fundmi Dea ka postuar një foto në Instastory, duke na treguar një tatuazh të ri që ka bërë në krahun e saj, i cili mesa duket nuk është ashtu siç ajo ka dashur në të vërtetë. Bukuroshja ka treguar se ka bërë tatuazh një dhelpër në krahun e saj, por në fakt njerëzit mendojnë se është një lepur.

Dhe unë bëra dhelprën tatuazh, njerëzit mendojnë se është lepur

Dea është shumë aktive me postimet e saj në rrjete sociale, duke treguar shumë nga jeta e saj e përditshme. Së fundmi nga një video e postuar në Instastory, ndjekësit mendojnë se Dea dëshiron një rikthim me ish të dashurin e saj, me të cilin është ndarë para disa muajsh pas një lidhjeje disa vjeçare. Kjo për shkak të muzikës që ka vendosur në video, tekstin e të cilës Dea e ka konsideruar shumë të bukur duke e vënë në dukje në postim.