Bota Celebrities

“Jam nën kërcënimin e vdekjes nga zoti Putin…”/Zonja e Parë e Ukrainës, Olena Zelenska bën deklaratën e fortë!

Së fundmi e gjithë vëmendja e njerëzve është e fokusuar tek çështja e luftës mes Ukrainës dhe Rusisë. Presidenti i Ukrainës gjithashtu konsiderohet si një nga figurat më të diskutuara dhe konsiderohet si hero. Por është edhe një figurë e matur e gjithmonë përkrah bashkëshortit. Është fjala për Olena Zelenska, gruan e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.

44-vjeçarja ka vendosur që të qëndrojë në Ukrainë së bashku me dy fëmijët e saj Aleksandra, 17 vjeçe dhe Kiril, 9 vjeç. Ata janë të strehuar në një vend sekret nga ku Olena vazhdon që të mbështesë bashkëshortin dhe popullin e saj. Që nga dita e parë që ka nisur pushtimi i Rusisë ndaj Ukrainës, 44-vjeçarja mbështet vendin e saj duke bërë postime në rrjetet sociale. Zonja e Parë e Ukrainës tregon se çfarë po ndodh aktualisht atje. Në një postim të bërë së fundi ajo kishte shkruar:

Unë jam Olena Zelensky, jam gruaja e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky. Ne u martuam në 2003-shin. Vajza jonë lindi në 2004 dhe djali në 2013. Unë jam një shkrimtare dhe një arkitekte. Dhe jam nën kërcënimin e vdekjes nga zoti Putin.

https://www.instagram.com/tv/Cakkob2Dh1v/?utm_source=ig_web_copy_link

Në postime të tjera, Olena tregon se si e mbështet popullin e saj:

Unë nuk do lë të më zërë paniku ose të shpërthej në lot. Do jem e qetë dhe e sigurt. Fëmijët më shikojnë dhe unë do të qëndroj pranë tyre dhe pranë burrit tim. Por edhe pranë jush. Ju dua dhe dua Ukrainën.

https://www.instagram.com/p/Caj_kRcMgan/?utm_source=ig_web_copy_link

Të dashur ukrainas! Unë ju shikoj të gjithëve. Në TV, në rrugë, në internet. Unë shoh postimet dhe videot e juaja. Dhe e dini çfarë? Jeni të mrekullueshëm. Jam krenare që jetoj me ju në të njëjtin vend.