Lifestyle

Janë ngushëlluese në kohë të vështira por disa njerëz thjesht nuk duan të përqafohen…/Ja se çfarë qëndron pas kësaj zgjedhjeje!

Të gjithë e dimë se përqafimet mund të jenë ngushëlluese në kohë të vështira. Përqafimi vepron gjithashtu si një stimulues i intimitetit, veçanërisht nëse përqafoheni për një kohë të gjatë. Sipas “Psychology Today”, përqafimi për 20 sekonda mund të jetë jashtëzakonisht i dobishëm për marrëdhënien tuaj.

Jo vetëm që këto përqafime të gjata ndihmojnë në krijimin e një lidhjeje mes një çifti, por përqafimet 20 sekonda gjithashtu mund të stimulojnë prodhimin e oksitocinës, një hormon i njohur si “hormoni i dashurisë” që lidhet me ‘zgjimin’ seksual dhe lidhjen e fortë në çift. Mirëpo, ka edhe disa njerëz që nuk duan të përqafohen. Sipas revistës Time, një studim i plotë psikologjik, shpjegoi pse disa njerëzve nuk iu pëlqen të përqafohen.

Një nga arsyet është se këta njerëz u rritën pa këtë lidhje dhe kjo është arsyeja pse kur ata përqafohen ndihen të parehatshëm. Për shembull, në një familje që nuk e ka demonstruar këtë edhe fëmijët kur të rriten do të ndjekin të njëjtin model me fëmijët e tyre. Mungesa e përqafimeve mund të ndikojë në trup në dy mënyra; ul kapacitetin për dhembshuri dhe bllokon lirimin e hormoneve që ndihmojnë në krijimin e lidhjeve.

Hulumtimet tregojnë se kontakti social është thelbësor për shëndetin mendor të njeriut, duke kontribuar në reduktimin e stresit dhe dhimbjes, si dhe në krijimin e lidhjeve të forta. Një studim i vitit 2021 i një kampioni prej 1500 pjesëmarrësish tregoi se privimi i kontaktit intim, nga familja dhe partnerët, shoqërohej me ndjenja të forta ankthi dhe vetmie. Nga ana tjetër, mungesa e kontaktit nga miqtë, të njohurit, kolegët nuk pati të njëjtat efekte në shëndetin mendor. Prekja sociale konsiderohet aq e rëndësishme për gjendjen tonë psikosomatike saqë ne kemi qeliza specifike në lëkurë për ta njohur atë.