Sport Tech

Japonezët prodhojnë robotin që luan basketboll, driblon dhe jo vetëm!

Së fundmi, japonezët kanë krijuar robotin që luan basketboll, më saktësisht deri më tani ka mundur vetëm të gjuaj nga vendi në drejtim të koshit dhe asnjëherë nuk ka dalë bllof. Në Saitama Super Arena, japonezët në gusht prezantuan robotin që luan basketboll, pak para fillimit të lojërave Olimpike në Tokio.

Ata kanë bërë paksa humor duke thënë se është si kundërpërgjigje ndaj amerikanëve konkretisht Steph Curry, lojtarit apo goshashënuesit më të mirë të të gjitha kohërave. CUE5 mund që për më pak se një minutë të jetë i saktë në gjuajtje nga mesi i fushës, për tri pikë dhe nga të gjitha pozitat e tjera. Tani ky robot ka funksione të reja. Ai mund të lëviz lirshëm me top madje edhe të dribloj. Roboti është 220 centimetra i gjatë dhe peshon 140 kilogramë.

Ndërkaq, shkencëtari amerikan që krijoi robotin e parë të gjallë, thotë se organizmi ka arritur të vetëriprodhohet. I quajtur Ksenobot, me madhësinë e një fare, ose më pak se 1 milimetër, ky robot me inteligjencë artificiale është ndërtuar nga qelizat staminale të një bretkose afrikane Ksenopus laevis, prej nga ka marrë edhe emrin.

Së fundmi, skuadra shkencore e përbërë nga anëtarë të Universitetit të Vermonitit dhe të Harvardit, zbuluan se këto organizma janë në gjendje të “sjellin në jetë” Ksenobotë të vegjël. Vlen të përmendim se një robot i ri humanoid ka bërë hapa madhore për të kaluar ‘luginën e frikës’ duke u bërë gati i njëjtë me njeriun, teksa shfaq një seri shprehjesh njerëzore të fytyrës. “Ameca” është roboti i krijuar nga grupi britanik Engineered Arts, i përshkruar si “roboti i përkryer humanoid për arritjen e ndërveprimit Njeri-robot.”