Celebrities Gossip Showbiz

Jeni kuriozë të dëgjoni se si i thërret Donaldi Borës dhe Semit?

Bora Zemani prej më shumë se një viti tanimë ka qenë kryefjalë e mediave duke nisur që nga moderimi i programit hit “Për’Puthen”, historinë e shumëpërfolur në media mes saj dhe Donald Veshaj dhe së fundmi si prezantuese e “Dancing With The Stars”, programi më i përfolur i kërcimit.

Por, përpos karrierës bukuroshja është gjithashtu shumë e komentuar dhe për momentet e saj private që ndan në rrjete sociale. Para pak ditësh moderatorja festoi ditëlindjen e saj. Dhe me këtë rast kaq të veçantë, Bora ka udhëtuar drejt Italisë me njerëzit e saj të dashur, për të pritur atje datën e saj të shënuar. E në këtë udhëtim kjo e fundit së bashku me partnerin e saj nuk na i kanë kursyer postimet sa romantike aq edhe ‘funny’ siç është edhe më i fundit.

Ka qenë Donaldi ai që ka ndarë me ndjekësit një video ku teksa drejton kamerën nga Semi dhe Bora, krahas ka zbuluar epitetin shumë të këndshëm me të cilin ai thërret vajzat.

Dragonjëset 

Së fundmi, Bora ka qenë e ftuar në “Wake Up”, ku ka folur më shumë për raportin mes të birit dhe partnerit të saj, Donaldit.

Ata kanë marrëdhënie shumë të mirë. Arbori thotë që Donaldi është shoku im i ngushtë. Luajnë ‘playstation’ bashkë.

Nga ana tjetër për sa i përket karrierës, Bora u shpreh se pas “Dancing With The Stars” ka një tjetër projekt. Gjithsesi, bukuroshja zgjodhi të mos tregojë asgjë lidhur me këtë derisa të konkretizohet diçka.