Fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP Kosova”, Lumbardh Salihu, ka reaguar për herë të parë ndaj zërave që e lidhin me këngëtaren e njohur Semi Jaupaj.
Në një intervistë të zhvilluar së fundmi, Lumbardhi ka sqaruar se mes tij dhe Semit nuk ka asgjë më shumë përveç një miqësie të zakonshme.
Është normale me pas shokë dhe shoqe. Nuk ka asgjë më shumë
– u shpreh ai, duke theksuar gjithashtu se nuk preferon të ekspozojë jetën e tij private.
Më kanë dërguar disa artikuj… por nuk kam qejf me fol shumë për jetën time personale
Megjithatë, me këtë deklaratë, Lumbardhi ka vendosur t’i japë fund thashethemeve, duke i cilësuar raportet me Semin thjesht si miqësi.