Health & Beauty

Jeni thinjur para kohe dhe kjo gjë po ju shqetëson?! Egzistojnë disa mënyra se si të ktheni ngjyrën tuaj!

Ka disa histori për njerëzit flokët e të cilëve u zbardhën brenda natës. Për shembull, një avokat anglez, Thomas More, thuhet se u bë krejtësisht me flokë të thinjur një natë para ekzekutimit të tij. Edhe pse shkencëtarët nuk janë shumë të etur për të mbështetur historinë, ka ende shumë gjëra për flokët e thinjur që ne nuk i dimë.

Ne mësuam më shumë rreth hulumtimit se si të ndryshoni flokët e thinjur dhe do të donim ta ndajmë këtë informacion me ju.

1. Pse disa njerëz thinjen më herët se të tjerët?

Ashtu si me ngjyrën e lëkurës tuaj, kimikati që përcakton ngjyrën e flokëve quhet melaninë. Me kalimin e kohës, qelizat e pigmentit në flokë vdesin, gjë që e bën atë të thinjet. Sipas studimit, ky proces zakonisht fillon për njerëzit Kaukazian kur ata janë në mesin e të tridhjetave. Për njerëzit aziatikë, kjo zakonisht ndodh në të tridhjetat e tyre të fundit, ndërsa njerëzit afrikanë ka të ngjarë të fillojnë të thinjen kur të arrijnë mesin e të dyzetave.

Sidoqoftë, ky proces mund të fillojë herët ose vonë për ju, varet shumë nga gjenet tuaja, veçanërisht IRF4, e cila rregullon prodhimin e melaninës, si dhe ruajtjen e saj.

2. Gjetjet më të reja të shkencëtarëve.

Një studim i kohëve të fundit më në fund vërtetoi atë që shumica prej nesh e dinë në mënyrë intuitive: stresi bën që flokët të thinjen para kohe. Shkencëtarët matën nivelet e proteinave në flokët e vullnetarëve dhe zbuluan se stresi psikologjik ndikoi në mitokondriet (ato prodhojnë energji në qeliza). Disa faktorë të tjerë kanë efekte të ngjashme, si të qenit vegjetarian, mungesa e vitaminës B12 dhe vuajtja nga gjendje të tjera shëndetësore (si vitiligo).

3. Lajmi i mirë është se thinja mund të zhduket.

Së bashku me lidhjen e thinjave me stresin psikologjik, studimi i lartpërmendur zbuloi se njerëzit mund të kthejnë ngjyrën e flokëve nëse stresohen më pak. Si i tillë, një nga pjesëmarrësit që arriti të rikthejë pjesërisht ngjyrën e flokëve thjesht shkoi me pushime. Sidoqoftë, ka disa kufizime për këtë metodë. Nuk do të funksionojë për njerëzit flokët e të cilëve janë të thinjura për vite me rradhë.

4. Disa ilaçe shtëpiake që mund t’i provoni.

Nëse dëshironi të ruani ngjyrën e flokëve tuaj pa i lyer ato, këshillohet të siguroheni që të merrni mjaft vitamina (përveç B12, vitaminat E, D dhe A më së shumti) dhe minerale (zink, hekur, etj.) dhe trajtojini mirë flokët tuaj, shmangni ekspozimin ndaj diellit.

Këtu janë disa ilaçe në shtëpi:

1. Aplikoni vaj kokosi në rrënjët dhe gjatësinë e flokëve tuaj një natë para se t’i lani.

2. Përzieni një lugë çaji xhenxhefil të freskët dhe një lugë mjaltë.

3. Konsumoni 1 gotë lëng karrote çdo ditë.

4. Merrni pak sasi lëng limoni dhe vaj bajame, përzijini ato dhe përdorini në flokët tuaj dy herë në ditë për 3 muaj.

5. Flokët e thinjur nuk duken aspak keq, po ta mendosh.

Ne të gjithë e dimë se pranimi i trupit tuaj me papërsosmëritë e tij është i shëndetshëm, kështu që ne duhet të mësojmë të përqafojmë flokët e thinjur për atë që janë. Një shenjë e pjekurisë dhe mençurisë që mund të jetë edhe stil.

Këtu janë disa të famshme të thinjura për të marrë frymëzim.

Meryl Streep

Salma Hayek

Jamie Lee Curtis

Helen Mirren

Gwyneth Paltrow