Së fundmi, aktorja e njohur Jennifer Coolidge ka zbuluar se ka dashur të refuzojë rolin e saj ikonik në “White Lotus” sepse mendonte se ishte shumë e shëndoshë për rolin. 60-vjeçarja tha për “Page Six” se:
Unë thjesht nuk doja të isha aq e shëndoshë para kamerës, kjo për shkak të ngrënies së tepërt gjatë COVID-it.
Coolidge pranon se ajo shtoi peshë për këtë arsye:
Mendova se të gjithë do të vdisnim, vërtet e bëra, kështu që thjesht ‘po haja veten për vdekje’. Pica vegane, ndonjëherë pesë ose gjashtë në ditë.
Ylli i “Legally Blonde” tha se ka shtuar rreth 15 kilogramë. Coolidge zbuloi se ajo i tha shoqes së saj se po e refuzonte ofertën sepse ishte shumë e shëndoshë. Dhe ajo i tha: ‘Jennifer kjo është gjithçka që ke! Këto mundësi nuk vijnë gjithmonë, idiote!”
Ne të gjithë kemi nevojë për këta miq. Shumë aktorë bëjnë gabime të mëdha, nuk e di pse, ne duam që të ndodhë një moment i mrekullueshëm, por më pas kur vjen, ne disi e largojmë veten, mendoj se kjo është shumë tipike për një aktor. Po unë kisha një mikeshë të madhe që më ndaloi ta bëja këtë.
Fatmirësisht, Coolidge mori rolin e Tanya McQuoid në mini-serialin e vlerësuar gjerësisht. Coolidge shtoi se shokët e saj të tjerë të filmit “White Lotus” as që e vunë re shtimin e saj në peshë.