Celebrities Gossip Showbiz

Jennifer Garner nuk aprovon marrëdhënien e re të ish-bashkëshortit Ben Affleck?!

Çifti i ribashkuar Jennifer Lopez dhe Ben Affleck e konfirmuan lidhjen e tyre të re duke shkëmbyer puthje në buzë në një festë private të familjeve të tyre në Kaliforni. Dyshja dukeshin shumë të dashuruar me njëri-tjetrin dhe fansat u entuziazmuan me këtë lajm. Në atë kohë u tha se lajmi i ribashkimit të tyre ka gëzuar jo vetëm fansat e Lopez dhe Affleck por madje edhe aktoren Jennifer Garner, ish-bashkëshorten e Ben.

Dyshja janë më të lumtur se kurrë që kanë rindezur flakën e tyre të dashurisë dhe duken të përfshirë nga pasioni për njëri-tjetrin. Jennifer Lopez ka dy fëmijë me Marc Anthony të cilët i ka prezantuar me Benin. Ndërkohë ky i fundit ka tre fëmijë me aktoren Jennifer Garner.

Ajo që ka çuditur ka qenë fakti se kjo e fundit nuk po lejon që ata të takohen me gruan që po frekuenton i ati në këto momente. Garner thotë se është shumë shpejt për ta dhe nuk dëshiron që Jennifer Lopez t’i njohë nga afër tre fëmijët e saj.

Mbetet për t’u parë nëse aktorja thjesht po mendon për atë që është e mirë për fëmijët e saj, apo mos ndoshta kjo romancë e re e ish-bashkëshortit të saj ngjalli tek ajo pak hije xhelozie.