Celebrities Gossip Showbiz

J.Lo dhe Ben Affleck na ngrohën zemrat, ja ku e keni puthjen e tyre të parë në publik!

Më në fund! Çifti i ribashkuar Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë fotografuar duke u puthur në buzë në një festë private të familjeve të tyre në Kalifornia. 51-vjeçarja dhe regjisori i njohur dukeshin shumë të dashuruar.

Ata janë bashkë, dhe kjo nuk ka më pikë dyshimi. Cifti më i ri i showbiz-it janë rikthyer në krahët e njëri-tjetrit.

Lopez dhe 48-vjeçari janë kthyer në po të njëjtën rezidencë ku kanë shijuar romancën e tyre të parë, në vitin 2004. Është bërë me dije se shuma e kësaj ndërtese është plot 18 milionë dollarë, e përbërë nga 11 dhoma gjumi dhe 10 banja.

Mesa duket lajmi i ribashkimit të tyre ka gëzuar jo vetëm fansat e Lopez dhe Affleck por edhe aktoren Jennifer Garner, ish-bashkëshorten e Ben. Dyshja e njohur thuhet gjithashtu se janë duke diskutuar për pushimet verore. Sipas një burimi për “People” ata duan të kalojnë sa më shumë kohë së bashku me njëri tjetrin dhe për këtë ju nevojitet një udhëtim.

Burime të afërta me çiftin kanë pohuar gjithashtu për “Us Weekly” se ata po shoqërohen me njëri tjetrin por kanë vendosur të mos e emërtojnë marrëdhënien e tyre. Ndërkaq, ish-partneri i J.Lo, Alex Rodriguez thuhet se ndihet i shokuar nga ish e fejuara, pasi është hedhur në krahët e tjetrit vetëm pak javë pasi i dhanë fund fejesës 2-vjeçare.