Celebrities Gossip Showbiz

Jennifer Lopez pohon se ajo dhe Ben Affleck po vuajnë nga çregullimi i stresit post-traumatik!

Ylli i muzikës pop Jennifer Lopez zbuloi se ajo dhe bashkëshorti i saj Ben Affleck po vuajnë nga çrregullimi i stresit post-traumatik, për shkak të vëmendjes së madhe mediatike. Këngëtarja, e cila aktualisht po përgatitet për publikimin e albumit të saj të ardhshëm, “This Is Me Now”, i cili do të dalë më 16 shkurt, zbuloi në një intervistë me Variety, se filmi i ri i lidhur me albumin do të dokumentojë historinë e saj të dashurisë me Ben Affleck.

Megjithatë, Lopez thotë se vendosja e jetës së tyre private në qendër të vëmendjes e bën atë nervoze.

Si artistë, ne duhet të ndjekim zemrat tona. Me punën timen ndjek zemrën time dhe bëj diçka që ndoshta të gjithë nuk e kanë menduar se ishte ideja më e mirë, por unë duhet ta bëja.

Bennifers rindezën romancën e tyre në 2021 dhe u martuan në Las Vegas në 2022. Jennifer vijon duke thënë se:

Tani jemi më të vjetër, jemi më të mençur. Ne gjithashtu e dimë se çfarë është e rëndësishme në jetë. Dhe për ne nuk është aq shumë e rëndësishme ajo që mendojnë të tjerët, por të jemi të vërtetë me atë që jemi si njerëz.

Dyshja bënë bujë në vitin 2021 kur njoftuan për lidhjen pas ndarjes së tyre në 2004. Ben u martua me Jennifer Garner nga 2005 në 2018 ndërsa Jennifer u martua me Marc Anthony nga 2004 në 2014 dhe u fejua me Alex Rodriguez në mars 2014, me të cilin u nda në prill të vitit 2021.

Aktorja dhe këngëtarja e njohur është përzgjedhur për kopertinën e revistës “Elle” për dhjetorin e festave dhe është nderuar me çmimin “Ikona e vitit” nga revista prestigjoze. Ylli i muzikës pop ka disa skenarë që aktualisht po i vlerëson, ndonëse e pranon, se komeditë janë tashmë të preferuarat e saj. Në një prej tyre, J.Lo mund të luajë përkrah bashkëshortit Ben Afleck.