Celebrities Gossip Music Showbiz

Jessie J i kërkon falje Nicki Minaj, por cila është arsyeja?!

Të gjithë mund ta kujtojmë këngën “Bang Bang” të Jessie J, Ariana Grande dhe Nicki Minaj. Por ajo që nuk dinim është që ky projekt u bë shkak për një debat mes Jessie J dhe Nicki Minaj. Në një intervistë të bërë së fundmi, Jessie J u shpreh se ajo dhe Ariana kishin rënë në kontakt me këngën e shkruar nga Max Martin. Ajo tha:

Ariana e kishte kënduar, unë e kisha kënduar dhe të dyja e donim. Pastaj thamë: “Pse nuk e këndojmë bashkë?” Kështu që Ariana qëndroi në pjesën e dytë, ndërsa unë në të parën.

Pas kësaj, Jessie tregoi se pasi Nicki dëgjoi këngën, donte të ishte gjithashtu pjesë e projektit.

Nuk do ta harroj kurrë: Isha në dhomën e gjumit në shtëpinë time në Londër dhe më dërguan versionin e Nicki-t. Thjesht u ula në shtrat duke mbajtur telefonin dhe shihja në dysheme. U ndjeva sikur kisha fituar një konkurs.

Megjithatë, sipas Nicki-t, ekziston një tjetër version për këngën. Artistja shkroi në “Twitter”:

Jessie, zemër, unë nuk e dëgjova këngën dhe kërkova të isha pjesë. Shtëpia diskografike më pyeti dhe më pagoi që të isha pjesë. Si mund ta kem dëgjuar këngën. Çfarë jam unë, monitor këngësh? Që kërkoj vërdallë për këngë? Kjo gjë u tha nga një tjetër artist së fundmi. Ndaloni! Ju dua!

https://twitter.com/NICKIMINAJ/status/1423477244710637571

Në një intervistë të vitit 2016, drejtuesja e “Republic Records” duket se e konfirmon atë që ka thënë Nicki.

U shkrua për Ariana-n. Ajo nuk e donte dhe e urrente. Kështu që ia dërgova Jessie J dhe pastaj Nicki-t. Kështu u krijua kënga. Kisha frikë ta dërgoja te Ari. Kështu që ia dërgova kryetarit të “Republic Records” dhe i thashë: “Vendoseni këtë këngë për Ariana-n.” Kur e dëgjoi, ajo tha se e donte sërish.

Jessie reagoi edhe në Instagram, përmes një postimi me mbishkrim të gjatë drejtuar Nicki-t, ku ndër të tjera shkruan:

Kur filloi kjo energji e çuditshme mes nesh? Apo ndoshta kur më përdorje që të zbrisje shkallët në “AMA”. Ishte shumë gallatë. Që prej momentit që të kam takuar, nuk kam treguar asgjë tjetër veçse dashuri dhe mirënjohje se sa e bekuar isha që të kisha ty dhe Ariana-n, e cila meqë ra fjala, bashkë me Max Martin shkruan “Bang Bang”. Çfarë dite. Më fal Ari, nuk e dija. Më vjen keq që e kam ditur historinë gabim gjatë këtyre viteve. Më thanë që dëgjove këngën dhe doje të ishe pjesë. Faleminderit që e sqarove që isha gabim si për “Bang Bang” ashtu edhe për “Do it like a dude”. Shikoni, kënga bëri namin. Nuk do të them më kurrë që Nicki donte të ishte pjesë. Edhe pse gjithë kjo dramë dhe këto meme më kanë argëtuar gjithë ditën. Gjithmonë dashuri nga unë.