Showbiz

Jessie J me një këngë dedikuar ish-it?!

Ndarja e çiftit Jessie J dhe Channing Tatum ishte një ndër ngjarjet e bujshme të showbiz-it. Shumë lajme qarkulluan për ndarjen e tyre, por kush më mirë se Jessie J do t’i tregonte ato? Këngëtarja nuk u mundua të flasë as nëpër intervista e dalje publike, por në një këngë që do t’i ngelë kujtim përjetë.

Sipas “The Sun”, megjithëse këngëtarja e hitit “Price Tag” nuk e ka deklaruar publikisht, ky projekt i dedikohet ish-it, aktorit dhe producentit Tatum dhe shpjegon mënyrën si po shkonte marrëdhënia e tyre.

“Ti gjithmonë ëndërron për të nesërmen, ndërsa unë jam akoma duke menduar të djeshmen. Kudo që shkon ti, dua të të ndjek, le të bëjmë një premtim sot. Le ta marrim me ngadalë, me hapa të vegjël, që të mos e shkatërrojmë atë ç’ka vjen pas. Vetëm qëndro i qetë, që të mos nxitohemi, pa presione, vetëm qejf, nuk është garë, s’kemi pse të vrapojmë. Nëse do zgjasë përgjithmonë, le të jemi thjesht në dashuri”- janë disa prej vargjeve të “Simply in love”.

Rikujtojmë, se Channing dhe Jessie u lidhën pak muaj pasi aktori u nda nga bashkëshortja, Jenna Dewan. Channing dhe Jenna kanë një vajzë 6-vjeçare të quajtur Everly.

Jessie dhe Tatum për herë të parë u panë bashkë në tetor të vitit 2018, dhe u ndanë nga njëri-tjetri pas një viti, në dhjetor të vitit 2019. Ata vendosën të mbeten shokë të mirë.