Celebrities Music

Jesy Nelson njofton datën e lançimit të bashkëpunimit me reperen e njohur!

Këngëtarja e njohur Jesy Nelson ka disa javë që i ngacmon fansat me pamje të ndryshme nga prapaskenat e videoklipit të saj më të ri muzikor që pritet të lançohet shumë më shpejt nga se po e prisnim. Ndërkohë që në një postim të bërë së fundmi në rrjetin e saj social Instagram ajo ka shkruar se:

Është koha! @nickiminaj 8.10.21 #boyz.

Pas publikimeve të video-ve nga prapaskenat tashmë këngëtarja bukuroshe zbuloi edhe datën e publikimit të këngës së saj më të re që është në bashkëpunim me reperen e njohur Nicki Minaj. Kënga e saj mban titullin ‘Boyz’ dhe pritet që të kthehet në një super hit, pasi dyshja e vajzave janë unike në stilin e tyre të të kënduarit.

Rikujtojmë se këngëtarja e njohur Jesy Nelson do të performonte me reperen në MTV Video Music Awards 2021 por për shkak të polemikave dhe problemeve që Nicki Minaj hasi me vaksinën gjithçka u anulua në minutën e fundit. Disa burime shpjeguan që Nicki ishte parashikuar që do të bashkohej me Jesy-n në skenë, në Nju Jork për të interpretuar këngën e saj debutuese ‘Boyz’ që padyshim do t’i rriste edhe shanset e saj për një sukses në top listat amerikane pas ‘MTV VMA’.

Gjithashtu këngëtarja gjatë një interviste duke folur në episodin e fundit të Reign With Smith, Jesy, e cila tani e ka nisur karrierën solo, u shpreh se ishin gjërat e vogla atë që e bënin të ndihej e bllokuar.

Kur ishte puna te gjërat e vogla, sikur nëse duhet të bënim një video dhe të gjitha duhet të vishnin bikini dhe unë nuk doja t’i vishja sepse ndihesha keq me veten, nuk mund ta bëja. Janë vetëm gjërat e vogla, që më bënin të ndihesha e bllokuar. Dhe ishte krahasimi i vazhdueshëm i çdo dite që ishte i vështirë dhe eventualisht, pas 10-të vitesh, merr një dëmtim masiv në shëndetin mendor.