Celebrities Music Showbiz

Nicki Minaj heq dorë nga “MTV VMA” duke dëmtuar rëndë…

Këngëtarja e njohur Jesy Nelson e cila u largua nga grupi i njohur “Little Mix” në muajin dhjetor të vitit 2020, vendosi që t’i përkushtohej jetës së saj dhe karrierës solo si një artiste. Së fundmi këngëtarja bukuroshe do të debutonte me një super performancë së bashku me reperen e njohur Nicki Minaj. Dy artistet do të bashkëpunonin për të sjellë një performacë të magjishme në “MTV VMA”.

Por me sa duket performanca e tyre nuk do të realizohet sepse së fundmi reperja me famë botërore Nicki Minaj ka vendosur që të tërhiqet nga “MTV VMA”. Jesy Nelson kishte vendosur që të debutonte gjithashtu edhe në industrinë e muzikës në SHBA. Tërheqja në minutën e fundit nga MTV Video Music Awards e reperes i ka dhënë një goditje të papritur bukuroshes 30-vjeçare.

Disa burime shpjeguan që Nicki ishte parashikuar që do të bashkohej me Jesy-n në skenë, në Nju Jork për të interpretuar këngën e saj debutuese ‘Boyz’ që padyshim do t’i rriste edhe shanset e saj për një  sukses në top listat amerikane.

Një burim pranë këngëtares Jesy Nelson shpjegon gjithashtu së ajo udhëtoi drejt SHBA vetëm për të performuar krah reperes në skenën e mrekullueshme të “MTV VMA”. Njoftimin se reperja Nicki Minaj nuk do të merrte pjesë dhe nuk do të performonte në “MTV VMA” e bëri të ditur po vetë ajo nëpërmjet një postimi në rrjetin e saj social Twitter.

Sapo u tërhoqa. Unë do të shpjegoj pse një ditë tjetër. Por unë i dua të gjithë ata në MTV. Faleminderit Bruce. Të dua shumë. Vitin tjetër ne do të jemi atje.

Kjo do të ndikojë jashtëzakonisht shumë edhe në karrierën e artistes Jesy Nelson, e cila ka vendosur që ta rindërtojë karrierën dhe suksesin e saj e vetme që pas largimit nga grupi ‘Little Mix’ duke u shprehur se pjesëmarrja e saj në atë grup kishte ndikuar në shëndetin e saj mendor. Rikujtojmë se grupi i famshëm ‘Little Mix’ para disa ditësh kanë publikuar këngën më të re e cila do të jetë pjesë e albumit të tyre të ardhshëm, i cili pritet që të dalë në 12 nëntor të këtij viti.