Zërat për një romancë mes yllit hollivudian Leonardo DiCaprio dhe supermodeles Neelam Gill kanë marrë një konfirmim nga vetë dyshja, që janë fotografuar së fundmi teksa pushonin në shoqërinë e njëri-tjetrit në një jaht në Porto Cervo të Sardenjës. Ndërkaq, së fundmi Neelam Gill ka reaguar ndaj këtyre lajmeve duke shprehur në Instagram se:
Në fakt, unë jam në një marrëdhënie të përkushtuar me mikun e tij të mirë dhe jemi prej shumë muajsh tashmë.
Rikujtojmë, se muajin e kaluar, bukuroshja doli për darkë në Paris me yllin e “Titanic” dhe mikun e tij më të mirë, Tobey McGuire. Në maj, Gill dhe DiCaprio u panë përsëri duke shijuar një vakt së bashku në një restorant. Në atë kohë, ata u bashkuan nga nëna e yllit të filmit, Irmelin Indenbirken, në pikën e Londrës, Chiltern Firehouse.
Megjithatë, burimet thane për Page Six edhe atëherë se Gill dhe DiCaprio nuk po takoheshin, duke vënë në dukje se ajo po shihte një nga miqtë e tij, i cili gjithashtu mori pjesë në darkë. Leo këtë periudhë është komentuar edhe për një lidhje dashurie me modelen Gigi Hadid.