Celebrities Gossip Showbiz

Jo më vegjetariane, pas 12 vitesh Dafina Zeqiri konsumon përsëri mish!

Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite ka vazhduar të sjellë projekte shumë të veçanta. Prej se u zbulua lidhja e saj e me biznesmenin Kreshnik Gjergji, Dafina ka postuar disa herë foto me të, ama jo në momente romantike por duket se tashmë nuk duan ta fshehin më dashurinë e tyre.

Përmes një postimi të bërë në Instastory Dafina  ka treguar se për 12 vite ka qenë vegjetariane dhe mbrëmjen e djeshme ka vendosur të heqë dotë nga kjo dhe ka konsumuar mish. Në fotografinë e publikuar artistja ka treguar një pjatë të madhe me mish ndërkohë që pranë gjendet miku i saj, i cili duket që është gëzuar pafund për këtë ndryshim të saj.

U gëzua njëri që unë ia nisa të ha mish sërish mbas 12 vitesh

Tashmë jo vetëm Dafina, por edhe Kreshniku publikon foto nga momentet që ata kalojnë bashkë e me postimin e fundit ka marrë shumë vëmendjne e ndjekësve. Së fundmi, ka qenë Kreshniku ai që ka publikuar një video,  ku shihet së bashku me Dafinën në shtrat. Në videon e publikuar, Dafina shihet teksa hidhet në krevat, ndërkohë që është ora 7:30 e mëngjesit.