Celebrities Showbiz

Jo vetëm duke kënduar, por edhe duke kërcyer do ta shikojmë Elhaida Danin në “Dancing with the Stars”!

Top Channel po sjell projekte nga më të ndryshme televizive që i kanë mbajtur njerëzit të ‘gozhduar pas ekranit’. Pas “Big Brother VIP” që padyshim ishte aq i suksesshëm sa jehona e personazheve vazhdon edhe sot, sektori i spektaklit dhe argëtimit është mbuluar më së miri edhe nga programe të të tjera si “Kepi i Tundimeve” apo “Për’Puthen”. E në gjithë këto prodhime, një tjetër spektakël do të nisë shumë shpejt dhe bëhet fjalë pikërisht për “Dancing with the Stars”.

Konkurrenti i parë që u zbulua ishte Alban Nimani, artisti vizual, këngëtari dhe solisti i grupit “Asgjë Sikur Dielli”. Ndërkohë, e dyta që u zbulua ishte Sara Hoxha, e njohur gjerësisht si influencer, një nga personazhet vip më të përfolur të momentit. E teksa Isli Islami lë zgjimet e hershme për mbrëmjet e vona po ashtu edhe Megi Pojani dhe këngëtari Ardit Çuni u zbuluan si konkurrentët e radhës në spektakël. Nuk duhet të harrojmë as Deborah Keçi, Salsano Rrapi, artisten Irini Qirjako dhe ish- fituesin e ‘Big Brother 1’, Arbër Çepanin që gjithashtu do të konkurrojnë. Ditën e djeshme u konfirmua edhe artistja Julka Gramo.

Pak minuta më parë në faqen zyrtare të “Dancing with the Stars” në Instagram është publikuar video me konkurrenten më të re të spektaklit, bëhet fjalë për këngëtaren e njohur Elhaida Dani, e cila do të provojë që të sfidojë veten duke kërcyer.