Celebrities Gossip Showbiz

Nuk do ta besoni kush është konkurrenti i radhës në “Dancing with the Stars”!

Pak kohë më parë u njoftua rikthimi i një projekti shumë të madh në Shqipëri, i cili është spektakli “Dancing with the Stars”. E teksa pritjes duket se po i vjen fundi, ndërsa spektakli nis pikërisht në muajin tetor, pak nga pak po zbulojmë edhe artistët dhe personazhet vip që do t’i bashkohen “Dancing with the Stars”.

Konkurrenti i parë që u zbulua ishte Alban Nimani, artisti vizual, këngëtari dhe solisti i grupit “Asgjë Sikur Dielli”. Ndërkohë, e dyta që u zbulua ishte Sara Hoxha, e njohur gjerësisht si influencer, një nga personazhet vip më të përfolur të momentit.

E teksa Isli Islami lë zgjimet e hershme për mbrëmjet e vona po ashtu edhe Megi Pojani dhe këngëtari Ardit Çuni u zbuluan gjithashtu si konkurrentët e radhës në spektakël. Ndërkohë, pikërisht ditën e djeshme u zbulua konkurrentja më e fundit, Deborah Keçi, Drejtoresha e Përgjithshme e Klubit Shumësportësh të Tiranës.

Një emër i ri i është shtuar tashmë konkurrentëve në show dhe bëhet fjalë për Salsano Rrapin. Lajmi u bë i ditur nga faqja zyrtare e “Dancing with the Stars” e cila pak minuta më parë, publikoi klipin e Salsanos me shkrimin e mëposhtëm.

Salsano Rrapi, gjithmonë me humor, por pas votave të jurisë, qesh mirë kush qesh i fundit! Mezi presim ta shohim Salsanon ndryshe, në garën e #DWTS.