A Live Night Celebrities Gossip Showbiz

Jo vetëm për jetën profesionale, por edhe atë personale, Soni Malaj rrëfehet në “A Live Night”!

E ftuar ditën e sotme në “A Live Night”, Soni Malaj zbulon gjithçka për karrierën e saj. Ajo tregon vështirësitë dhe kujtimet e këtij rrugëtimi magjik, teksa ndalet edhe tek jeta personale.

Ne artistët kemi një jetë që sa duket shumë e bukur, e kemi shumë të ngatërruar pjesën personale. Ne gjithmonë jemi në kërkim të qetësisë shpirtërore nga ana personale. Njerëzit mendojnë se ne bëjmë showbiz, bëjmë lidhjet për të qenë mediatikisht në qendër të vëmendjes, apo kalojmë nga lidhja në lidhje, nuk është e vërtetë. Ne kemi dëshirë që të gjejmë një partner, të kemi qetësinë shpirtërore, të kemi familjen e dëshiruar nga të gjithë, të jemi shumë të qetë. Kjo do na ndihmonte në pjesën artistike dhe të karrierës sonë.

Më tej ajo flet edhe për lidhjen me Mirkon, dhe tregon si nisi gjithçka.

Unë isha e lidhur me Mirkon. Jemi njohur në “Dancing with the Stars”. Kemi qenë një nga çiftet që u pëlqye shumë nga publiku, njerëzit kishin dëshirë që ne të ishim çift edhe në të vërtetë. Në fillim nuk e pëlqenim njëri-tjetrin, madje e kishim shumë inat. Unë kërkova largimin e Mirkos, doja ta ndërroja patjetër. Ndërmjet atyre zënkave, doli një lidhje shumë e bukur që u finalizua me Anën.

Një moment kyç në jetën e saj profesionale, Soni Malaj zbulon pse vendosi të shkëputej nga showbiz-i.

Unë vendosa të shkëputem nga showbiz-i. Isha shumë e lodhur, që në adoleshencë deri në moshën 30-vjeçare, unë nuk kisha ndaluar asnjëherë. Unë nuk po ndihesha e qetë më psikologjikisht. Doja të merrja kohë për veten. Nuk doja të isha gjatë gjithë kohës me dritat, e shikuar nga të gjithë. Lidhja ime duhet të ishte në sytë e publikut. Thashë stop, do ikim jashtë, por as kjo nuk ndodhi. Aty e pashë që nuk ndahesha dot nga Soni Malaj artiste. Isha shtatzanë. I thashë Mirkos për “X Factor”, por ai nuk ishte dakord. Ai e pa që unë nuk shkëputem dot nga jeta artistike, është më e fortë se unë. Mirko më këshilloi diçka, është mirë që pjesën personale si mama ta ruaja… Vendosëm që vajza mos të dalë në rrjete sociale.