Celebrities Gossip Showbiz

Jo vetëm punë, Dafina Zeqiri është shumë ‘funny’ gjatë xhirimeve!

Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite nuk e ka humbur aspak unikalitetin e saj duke vazhduar të publikojë projekte shumë unike. Tanimë mbi jetën e saj private dihet se është në një lidhje me Dj Geek, me të cilin ka një marrëdhënie prej kohësh.

Duket se artistja nuk ka ndërmend të ndalet duke sjellë projekte të reja muzikore dhe sapo publikoi surprizën e saj të radhës në bashkëpunimin me mikun dhe kolegun e saj në ‘Moneyz Team’ na paralajmëroi për këngën e radhës. Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, pak orë më parë Dafi ka ndarë me ne një video ku tregon se ndodhet në ‘backstage’ duke xhiruar videoklipin e këngës së saj dhe duket se përpos rezultatit final ku ne e shohim gjithmonë të shkëlqejë, në prapaskena këngëtarja është edhe shumë ‘funny’.

Dafi është pjesë e një prej këngëve, pjesë e EP-së që po publikon Ron Zaiti, një mik dhe bashkëpunëtor shumë i mirë i këngëtares. ‘Boma ni tel’ quhet bashkëpunimi i dyshes që keni mundësi ta dëgjoni në platformën YouTube.

Ashtu si nuk zhgënjen kurrë, videoklipi i këngës është shumë i veçantë dhe bukuroshja shfaqet si një ‘pirate’ e vërtetë.