Bota

Joe Biden ka një premtim për të gjithë amerikanët që duan të largohen nga Afganistani!

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden zotohet se do të sjellë në shtëpi çdo amerikan që dëshiron të largohet nga Afganistani.

Më lejoni të jem i qartë. Çdo amerikan që dëshiron të kthehet në shtëpi ne do t’ju çojmë në shtëpi.

Pavarësisht këtij zotimi, Biden nuk premton se si do të përfundojë operacioni i gjerë i evakuimit.

Nuk mund të premtoj se cili do të jetë rezultati përfundimtar.

Momentalisht fluturimet nga Kabuli janë bllokuar pasi Presidenti informoi se po avanconin me evakuimet në pikat e tranzitit. Rikujtojmë, se në një deklaratë për mediat nga Shtëpia e Bardhë presidenti i SHBA-ve, Joe Biden tha se ai dhe ekipi i tij i sigurisë kombëtare kanë qenë “duke monitoruar nga afër” situatën në terren në Afganistan. Biden pranoi se bota tani po sheh një “kolaps të shpejtë” të qeverisë afgane, por ai këmbënguli se misioni amerikan në Afganistan “kurrë nuk supozohej të ishte ndërtim kombi”.

Joe Biden vazhdoi të mbrojë vendimin e tij për të tërhequr të gjitha trupat amerikane nga Afganistani, edhe pasi forcat talebane morën Kabulin dhe bota pa imazhe të afganëve të dëshpëruar që përpiqeshin të largoheshin nga vendi. Presidenti tha se, pasi të gjitha përpjekjet për evakuim të kenë përfunduar me sukses, SHBA do të ecë përpara me përfundimin e misionit të saj të tërheqjes dhe “përfundimit të luftës më të gjatë të Amerikës”.

Ndërkaq, ish-Presidenti i SHBA, Donald Trump i kërkoi Joe Biden dorëheqjen. Trump deklaroi se ajo çfarë Biden ka bërë në Afganistan kohët e fundit është legjendare dhe situata aktuale është një turp.