Showbiz

Joe Jonas dhe Sophie Turner bëhen prindër për herë të parë, ja gjinia dhe emri i bebes

Megjithëse ata ende nuk kanë bërë një lajmërim zyrtar, “TMZ” raporton se këngëtari Joe Jonas dhe aktorja Sophie Turner janë bërë prindër për herë të parë.

Mësohet se ylli i “Game of Thrones” ka sjellë në jetë vajzën e saj të mërkurën e kaluar në një spital në Los Angeles.

Ende nuk kemi detaje të tjera madje as edhe një foto të vogëlushes por dihet se prindërit dhe familja e saj janë shumë të lumtur që ajo dhe Sophie janë shëndoshë e mirë.

Sa i përket emrit të bebes, Willa ka kuptimin e diçkaje që të mbron.