Joe Jonas ka bërë një koment të rrallë për ish-të dashurën e tij, Taylor Swift, plot 17 vjet pas ndarjes së tyre. Gjatë një interviste për revistën “Esquire”, ku ishte së bashku me vëllezërit e tij, Kevin dhe Nick, pjesë e grupit “Jonas Brothers”, këngëtari u pyet nëse i ka dëgjuar këngët e albumit të fundit të Taylor-it, “The Life of a Showgirl”.
Kam dëgjuar disa këngë. Mendoj se ajo është padyshim një nga artistet më të mëdha që ekzistojnë dhe është shumë e mirë. Ka disa melodi që të kapin menjëherë
-u shpreh Joe me një ton të qetë dhe miqësor.
Këngëtari 35-vjeçar, i cili më parë ka qenë i martuar me aktoren Sophie Turner, shtoi se nuk është aktiv në aplikacione takimesh:
Kam takuar njerëz përmes Instagram dhe TikTok, por pesë shfaqje radhazi nuk e bëjnë të lehtë njohjen me dikë.
Ndërkohë, Taylor Swift është aktualisht e fejuar me yllin e NFL, Travis Kelce. Fejesa e tyre u bë publike më 26 gusht përmes një postimi të përbashkët në rrjetet sociale, ndërsa burime për “DailyMail” zbuluan se propozimi ishte planifikuar prej muajsh.
Joe Jonas ka reaguar më parë në mënyrë enigmatike ndaj këngës së Taylor-it “Mr. Perfectly Fine”, e cila sipas fansave i referohet ndarjes së tyre të bujshme në vitin 2008 — ndarje që u bë një nga momentet më të diskutueshme të karrierës së hershme të Swift.