Showbiz

John Legend dhe Chrissy Teigen bëjnë tatuazh emrin e djalit që humbën

Chrissy Teigen 34-vjeçe dhe bashkëshorti i saj, John Legend 41-vjeç, realizuan një tatuazh të njëjtë për të kujtuar përgjithmonë foshnjën e tyre të humbur në 30-shtator të këtij viti.

Për ta pasur pjesë të jetës së tyre, çifti ka vendosur që ta gdhendë tatuazhin në dorë, të dy në të njëjtin vend. Ajo ka publikuar në Instagram një foto ku shihet e kapur përdore me John Legend dhe në të dallohet emri “Jack” si tatuazh.

Para disa ditësh Chrissy foli për këtë ngjarje, duke e përkufizuar si një nga momentet më të vështirat të jetës së saj.
Në fund të shtatorit, ish-modelja zbuloi se ajo kishte humbur foshnjën e saj, fëmija i tretë me bashkëshortin John Legend.

Më pas Chrissy Teigen bëri një pushim nga syri i publikut, me përjashtim të një postimi të shkurtër në mediat sociale, para se të publikonte një ese që detajonte përvojën e saj tragjike.

Nuk do t’i harrojmë fjalët e saj të ndiera nga eseja që ka publikuar pak ditë më parë: Më thanë që do t’i jepja lamtumirën në mëngjes. Qava pak në fillim, pastaj shpërtheva në lot, mezi merrja frymë nga trishtimi i thellë. Edhe teksa shkruaj këtë, e ndiej dhimbjen sërish. M’u vendos oksigjeni në hundë dhe gojë dhe atje u realizua fotoja e parë që patë.” -rrëfen Chrissy për momentin më të vështirë.

Chrissy shkruan se i kishte kërkuar John-in që ta fotografonin momentin, pa marrë parasysh sa i dhimbshëm ishte, sepse ata e dinin që fëmija nuk do të mbijetonte. “I thashë John-it, i cili po hezitonte, se më duheshin ato foto pa qenë nevoja që t’i shpjegoja pse. Ai thjesht duhet t’i bënte. Ai e urreu këtë gjë. Mund ta them. Nuk kishte kuptim kjo gjë për të në atë moment. Por unë e dija që do të duhej ta kujtoja atë moment përgjithmonë, në të njëjtën mënyrë si do të kujtoja puthjen tonë të parë në fund të korridorit pasi lindi Luna dhe Miles. Dhe absolutisht e dija se kisha nevojë ta ndaja këtë histori.