Celebrities Gossip Showbiz

Beniada Nishani feston ditëlindjen, ja si e surprizoi Jori Delli!

Beniada Nishani ishte një nga finalistet e ‘BBV1’ dhe një nga personazhet më të dashura për publikun. Pas mbarimit të kësaj eksperience ajo ka vazhduar karrierën e saj, por tani me një vëmendje më të madhe. Prej pak kohësh bukuroshja ka nisur jetesën në Tiranë, për të realizuar projekte te reja, jo tashmë në modeling, por edhe në moderim si bashkëprezantuese në “Procesi Sportiv”.

Ditën e sotme Beniada feston ditëlindjen dhe mbush 32 vjeçe. Mes shumë suprizave nuk mund të mungonte ajo e mikeshës së saj, Jori Dellit, e cila e ka surprizuar në mesnatë së bashku me një tjetër mikeshë të tyre, duke shkruar në shtëpinë e saj me një buqetë me lule.

Beniada e ftuar në emisionnin “Ftesë në 5” përveç se ka folur për jetën e saj sentimentale, ka folur edhe për miqësinë e saj me ish-banoren e “BBV2”, Jori Dellin, ku dhe ka treguar nëse dhe ajo do të qëndroj tani në shqipëri si Beniada apo do të kthehet në Itali.