Bota Food & Drink Lifestyle

Ju njohim me djathin më të mirë në botë për vitin 2022!

Djathi gruyère nga Zvicra, mori çmimin kryesor në konkursin “World Cheese Awards 2022”, duke u përzgjedhur si më i miri nga 4434 djathëra të prodhuara në 42 vende të botës.

Sipas jurisë me rreth 250 gjyqtarë, djathi zviceran i prodhuar nga kompania e bulmetrave, “Vorderfultigen”, u dallua si një djathë i rafinuar, me shumë shije, ku ndihen nota dhe aroma barishtesh e frutash.

Djathi gruyère është paksa i thërrmueshëm dhe bëhet nga qumështi i papërpunuar i lopës. Në vendin e dytë u rendit Gorgonzola Dolce DOP, një djathë i butë, prodhuar në Itali. Edicioni i këtij viti u mbajt në Newport, Uells. Fillimisht ishte menduar të zhvillohej në Kiev, por planet ndryshuan për shkak të situatës së luftës në Ukrainë.

Megjithatë, pati rreth 39 lloje të ndryshme djathërash nga ky vend që morën pjesë në konkursin e përvitshëm. Djathi ka tepër rëndësi për trupin tuaj dhe nevojat ushqyese, megjithatë ekspertët kanë disa këshilla kryesore se cili lloj ju sjell më tepër përfitime.

Thuhet se nëse konsumoni djathë para se të flini, do të kaloni një natë të gjatë me ëndrra të frikshme. Madje do të keni edhe makthe gjatë natës. Por sipas shkencës, ky mit nuk është plotësisht i vërtetë, pasi është realizuar një studim me 200 njerëz të cilët kanë ngrënë djathë para se të shkonin në shtrat. 75% e pjesëmarrësve janë shrehur se kanë kaluar një natë të qetë, edhe pse kanë parë ëndrra më të çuditshme se zakonisht.