Food & Drink Health & Beauty Lifestyle

Djathi më i miri për t’u konsumuar sipas ekspertëve!

Djathi ka tepër rëndësi për trupin tuaj dhe nevojat ushqyese, megjithatë ekspertët kanë disa këshilla kryesore se cili lloj ju sjell më tepër përfitime.

Ricotta

Lourdes Castro Mortillaro, një dietologe dhe drejtoreshë e Laboratorit Ushqimor në New York dhe Emily Martorano, gjithashtu dietologe, ranë rakord që ricotta është djathi i cili qëndron në vendin e parë përsa i përket shëndetit. Ato theksuan se ricotta ka një përqendrim të lartë të proteinës së hirrës, e cila absorbohet lehtësisht nga trupi.

Proteina e hirrës është një nga format më të absorbueshme të proteinave dhe përmban një gamë shumë të gjerë të aminoacideve. Pra, ky është rasti më i mirë për dikë që kërkon të ndërtojë muskuj, të ndërtojë forcë duke humbur yndyrën dhe peshën.

Djathi i fortë

Mortillaro beson se djathrat më të fortë, si parmigiano, pecorino ose gouda, janë gjithashtu ndër opsionet më të shëndetshme, kur konsumohen në moderim. Për shkak se përmbajnë më pak ujë dhe janë më të koncentruar, djathërat e fortë do të jenë më të lartë në kalcium dhe ndoshta do të ngopeni me sasi më të vogla, kështu që mos e teproni!

GOUDA

Por nëse jeni me hipertension, duhet të kontrolloni marrjen e kripës, ose ndoshta keni probleme me veshkat, atëherë ndoshta do të ishte më mirë të konsumoni djathë më të butë si gouda.

Ndërkaq, vlen të theksojmë se sipas studimeve të fundit ushqimet e përpunuara mund të shkaktojnë rënie të konsiderueshme të funksioneve të trurit dhe sëmundje të tjera kancerogjene. Studiuesit paralajmërojnë se ushqimet e gatshme dhe të paketuara përmbajnë shpesh aromatizues, ngjyrues, konservantë ose aditivë të tjerë, të cilët janë “një kombinim ideal” për të shkaktuar sëmundje të ndryshme.

Një studim i fundit i paraqitur në Konferencën Ndërkombëtare të Shoqatës së Alzheimerit në San Diego tregoi se ushqimet e përpunuara si biskotat, ushqimet e gatshme, picat, djathi i shkrirë, supat e gatshme, ushqimet e ngrira, akulloret, karamelet, pijet e gazuara dhe fast food ndikojnë në rënien e shpejtë të aftësive të trurit.