Celebrities Showbiz

Ed Sheeran ka menduar se ishte homoseksual gjatë periudhës së tij të adoleshencës, por pse?!

Këngëtari i njohur Ed Sheeran javën që shkoi lajmëroi se do të anulonte çdo shfaqje dhe paraqitje personalisht pasi doli pozitiv për COVID-19. Duke shkruar në Instagram, ylli tha se po planifikonte të realizonte sa më shumë intervista dhe paraqitje sa të mundej ndërsa ishte i izoluar në shtëpinë e tij në Suffolk. E tillë ka qenë dhe intervista e tij e fundit.

Gjatë një bisede për një podcast holandez të titulluar “Man Man Man”, Ed ka diskutuar mbi pëlqimet dhe interesat gjatë fëmijërisë së tij. Këngëtari u shpreh se nuk është ndjerë shumë ‘mashkullor’ gjatë fëmijërisë së tij dhe nuk ka treguar ndonjë interes për objektet stereotipike mashkullore, duke përfshirë këtu makinat. Madje ai tregoi se në atë moshë mendonte se ishte homoseksual.

Patjetër që kam një anë të madhe femërore. Unë e dua teatrin muzikor, e dua muzikën pop, e dua Britney Spears. Ana ime mashkullore me siguri ndalon me pirjen e birrës dhe fakti që shikoj futboll. Nuk jam i fiksuar pas makinave. Më pëlqen një makinë e mirë, por nuk jam i fiksuar.

Rikujtojmë se, Ed Sheeran së fundmi ka treguar se ai dhe Elton John janë aq të afërt me njëri-tjetrin sa që muzikanti e telefonon atë çdo ditë dhe i është bërë një krah mbështetës për të qarë që pas vdekjes së shokun të tij. Duke folur për ‘The Sun’, Ed Sheeran ka treguar sesi interpretuesi legjendar John, e ndihmoi gjatë asaj periudhe shumë të vështirë që kaloi, pasi miku i tij promovuesi australian i muzikës Michael Gudinski, ndërroi jetë në moshën 68-vjeçare në muajin mars.

Gjithashtu, ai pagoi që prindërit e tij të bënin seanca me trajner personal, në mënyrë që ata të ishin mjaftueshëm të aftë për të kaluar kohë me vajzën e tij. Këngëtari 30-vjeçar dhe gruaja e tij Cherry Seaborn mirëpritën në botë fëmijën e tyre të parë, Lyra, në gusht të vitit të kaluar.