Film & Tv

Ju njohim me serialin më të shikuar në Netflix!

Netflix ka zbuluar së fundmi se ‘Wednesday’ është seriali më i shikuar në platformë. Seriali regjistroi gjithsej 341.2 milionë orë të shikuara vetëm një javë pasi u shfaq premierë më 23 nëntor. Rekordi u mbajt për herë të fundit nga “Stranger Things 4”, i cili kishte regjistruar 335 milionë orë të shikuara në javën e parë të plotë në Netflix. “Squid Game” ende mban rekordin e të gjitha kohërave për orët e shikuara në një javë të vetme me 571.8 milionë orë të regjistruara.

Në “Wednesday”, Jenna Ortega luan personazhin ikonik të familjes Addams, një rol i interpretuar më parë nga Christina Ricci. Në një intervistë të re, Jenna zbuloi se nuk kishte kërkuar këshilla nga Christina se si të luante personazhin. Wednesday zhvillohet në Akademinë Nevermore, një shkollë me konvikt për të dëbuarit si sirenat, ujqërit dhe vampirët.

Ortega dërgohet atje kundër dëshirës së saj dhe përfundon duke u përpjekur të zbardhë një varg vrasjesh që kanë ndodhur pranë shkollës. Christina Riccie luan si një anëtare ‘normie’ e fakultetit. Pjesë e serialit janë dhe aktorët Catherine Zeta-Jones dhe Luis Guzman në rolin e Morticia dhe Gomez Addams. Gwendoline Christie luan drejtoreshën e Nevemore.