Botë e Çuditshme Travel

Ju prezantojmë fshatin me emrin më të shkurtër në botë!

Ndoshta ju në të gjithë jetën tuaj keni bërë aq shumë udhëtime dhe keni vizituar aq shumë vende sa me siguri nuk i mbani mend emrat e tyre. Të vështira për t’u shqiptuar, të gjata, të komplikuara, e rëndësishme është që memoria juaj nuk ka arritur t’i fiksojë. Por, egziston një fshat norvegjez, i cili ka emrin më të shkurtër në botë, që zor se ju mund ta harroni.

Bëhet fjalë për Å, që në gjuhën tonë shqiptohet si zanorja “o” dhe do të thotë përrua, një fshat i vogël në veriperëndim të vendit, në Ishujt Lofoten.

Å ishte një fshat që merrej me peshkim, i specializuar në kriposjen dhe tharjen e peshkut, veçanërisht merlucit, por vitet e fundit ka vendosur që të bëhet një fshat turistik, duke përfituar nga bukuria e tij. Nga njëra anë, deti lejon peshkimin. Nga ana tjetër, malet përreth ofrojnë pamje spektakolare pas një dite shëtitjeje. Peizazhi i tij piktoresk plotësohet nga shtëpitë e kuqe që “notojnë” mbi ujë.

Ndërkaq, ju rikujtojmë, se së fundmi, revista amerikane “Travel + Leisure” ka publikuar listën e ishujve më të bukur në botë për vitin 2021 dhe në krye të saj ka vendosur Milos. Sa i takon ishujve më të mirë në Europë, Greqia ka fituar pjesën më të madhe.

I dyti në renditje është Folegandros, ndërmjet Paros dhe Santorinit. Redaktorët e revistës shpjeguan edhe arsyen përse përzgjodhën Milos në vend të parë. Ah dhe diçka! Nëse ende ju mungon si informacion, San Francisco është shpallur qyteti më i mirë në botë, sipas “Time Out”. Media ndërkombëtare anketoi rreth 27,000 banorë të qyteteve globale për të përpiluar listën e qyteteve më të mira në planet.