Lifestyle Travel

Ju njohim me qytetin më të bukur në botë…

San Francisco është shpallur qyteti më i mirë në botë, sipas “Time Out”. Media ndërkombëtare anketoi rreth 27,000 banorë të qyteteve globale për të përpiluar listën e qyteteve më të mira në planet. Për këtë u morën parasysh: jeta e natës e secilit qytet, restorantet dhe pikat kryesore kulturore, si dhe ndjenja e bashkësisë së qytetit, e cila në vazhdën e COVID-19 është ndoshta më e rëndësishme se kurrë.

Iniciativat mjedisore të qyteteve u shqyrtuan gjithashtu, si dhe angazhimi i tyre ndaj aktivizmit dhe mirëdashja e përgjithshme. Time Out thotë se: “kombinimi i pakrahasueshëm i përparimit, pranimit dhe qëndrueshmërisë” së San Franciskos e renditi atë në vendin e parë.

San Francisko u duartrokit gjithashtu nga “Time Out” për përgjigjen e tij ndaj pandemisë dhe për arritjen në një nga nivelet më të larta të vaksinimit në SHBA. Edhe në mes të mbylljeve të rrepta, banorët e këtij vendi gjetën mënyra për të mbështetur njëri-tjetrin.

Ndërkaq, rikujtojmë se një komunë ende teorike shpreson të mirëpresë banorët e saj të parë në 2030. Po ta mendosh, do të jetë plot energji dhe mundësi si Nju Jorku, por edhe e pastër dhe efiçente si Tokio, me shërbime të qëndrueshme dhe një sistem menaxhimi si ai i Stokholmit.

Është shumë e lartë steka e vënë nga Marc Lore, ish CEO i një prej gjigantëve të ekonomisë amerikane, Walmart, për atë që premton të jetë një nga projektet më ambiciozë arkitektonikë në Shtetet e Bashkuara.

Një qytet i ri, super teknologjik, i mirë menaxhuar, me shërbime që mund të aksesohen nga banuesit e saj të gjithë në më pak se 15 minuta. Lore është i bindur që fondet për këtë qytet nuk do të mungojnë, duke filluar nga ato shtetërore dhe deri në financime të disa fondeve të etura për të investuar në projekte të “çmendura” por me perspektivë.