Edhe pse janë ditë të qeta në plazh, shtrirë në shezlong, diell dhe det përsëri na lërë të rraskapitur. Sipas studiuesve trupat tanë, të ekspozuar ndaj kushteve mjedisore shumë të ndryshme nga ato të zonave urbane, aktivizojnë procese të ndryshme adaptimi që kërkojnë energji. Vazodilatacioni dhe djersitja e shtuar ndihmojnë në rregullimin e temperaturës së trupit, por ato çojnë në humbjen e lëngjeve dhe kripërave minerale si kaliumi dhe magnezi, thelbësore për muskujt dhe sistemin nervor.
Kjo çon në dehidratim dhe lodhje. Ajri i detit, më i pasur me oksigjen dhe jod, stimulon metabolizmin dhe tiroiden, duke kontribuar në rritjen e oreksit. Prodhimi i melaninës, i aktivizuar nga rrezet UV, është një tjetër proces “i padukshëm” që konsumon energji. Lëvizja nëpër ujë kërkon gjithashtu më shumë përpjekje: dendësia e detit dhe rezistenca e kripës rrisin shpenzimin e energjisë. Së fundmi, ka edhe një anë pozitive: deti është relaksues. Stimulon serotoninën, endorfinat, kreativitetin dhe zvogëlon stresin, ankthin dhe tendosjen e syve.
Me kaq shumë vende të mbushura me plazhe në mbarë botën, si mund të zgjedhë një adhurues i detit destinacionin më të mirë për pushime? Sidomos nëse dëshiron të qëndrojë atje për disa ditë dhe të ketë gjithmonë diçka për të bërë? Një studim i ri i realizuar në muajin maj nga kompania turistike “Sail” analizoi 40 destinacione bregdetare në mbarë botën për të kuptuar se çfarë e bën një vend bregdetar jo vetëm të bukur, por edhe argëtues, me mjaftueshëm aktivitete për të mos u mërzitur. Pa gjykuar ata që duan thjesht të relaksohen në plazh, studimi u fokusua te destinacionet që ofrojnë larmi të mjaftueshme aktivitetesh për të mbushur një ditë të tërë, madje edhe një fundjavë apo një javë të plotë.