Tech

Ju prezantojmë me videolojërat më të mira në histori!

Revista “GQ”, duke përdorur ekspertizën e mbi 300 ekspertëve të videolojërave, përfshirë krijues, regjisorë dhe gazetarë, ka përpiluar një listë me 100 videolojërat më të mira të të gjitha kohërave. Menjëherë pati kritika për faktin që “Assassin’s Creed” nuk është fare në listë, ndërkohë që “Red Dead Redemption II” renditet në vendin e 15. Njihuni me 10 videolojërat më të mira në histori:

1.Half-Life 2 (2004)

2.Dark Souls (2011)

3.Portal II (2011)

4.Metal Gear Solid (1998)

5.Mass Effect 2 (2010)

6.The Witcher III: Wild Hunt (2015)

7.Bloodborne (2015)

8.Tetris (1985)

9.The Last of Us (2013)

10.The Legend of Zelda: Breath of the Wild (2017)

Nga Super Mario e deri tek Final Fantasy, Japonia ka qenë sinonimi i video-lojërave, por disa ekspertë dhe prindër kanë frikë se një problem në rritje i varësisë po mbetet i pazgjidhur. Kombet fqinje si Kina dhe Koreja Jugore kanë vendosur kufizime drastike në lojërat e të rinjve gjatë viteve të fundit.

Një grup prindërisht takohet çdo muaj në Tokio për të këmbyer historitë dhe strategjitë për trajtimin e zakoneve të lojërave tek fëmijët e tyre. Themeluesi i këtij grupi, Sakiko Kuroda, bëri të ditur se fëmijët në Japoni fillojnë që të luajnë video-lojëra kur fillojnë shkollën fillore. Shumë prindër nuk dinë se si të merren me këtë problem dhe Kuroda thotë se ka mungesë veprimi nga qeveria dhe industria e lojërave.