Gossip Health & Beauty Showbiz

Ju prezantojmë tullacin më seksi të vitit 2023!

Princi William është tullaci më seksi për vitin 2023, sipas indy100.com dhe një votimi të bërë joformalisht përmes agjencisë së marketingut Reboot. Rezultatet dolën pas një krahasimi midis 10 tullacëve më të njohur në motorin e kërkimit të Google.

Votimi u bë në bazë të kritereve si gjatësia, sa seksi tingëllon zëri i tyre, por edhe sa shkëlqim ka koka e tyre. Në vendin e dytë pas Princit renditet aktori Vin Diesel, ndërsa renditjen e 10 tullacëve më seksi e mbyll Terry Crews. Ndërkaq, njihuni me listë:

1.Princi William

2.Vin Diesel

3.Jason Statham

4.Samuel L. Jackson

5.Jeff Bezos

6.Michael Jordan

7.Dwayne Johnson

8.Shemar Moore

9.Shaquille O’Neal

10.Terry Crews

Ndërkaq, Patrick Dempsey tani është edhe mashkulli më seksi në botë i vitit 2023 sipas revistës People. Ylli i “Grey’s Anatomy” dhe piloti i makinës së garës merr kurorën nga ylli i “Captain America” Chris Evans, i cili ishte përzgjedhja e vitit 2022. Reagimi i tij i parë në lidhje me këtë ka qenë:

Isha plotësisht i tronditur dhe më pas fillova të qesh, sikur kjo është një shaka, apo jo? Unë kam qenë gjithmonë si ato vajzat që karakterizohen nga shprehja: “Gjithmonë shoqëruesja e nuses, asnjëherë nusja”! E kisha harruar plotësisht dhe as që e kisha menduar të isha në këtë pozicion. Kështu që egoja ime është e mirë.