Celebrities Music Showbiz

Justin Bieber cilësohet si artisti më i dëgjuar në platformën gjigante muzikore!

Justin Bieber është klasifikuar si artisti më i transmetuar i Spotify i të gjitha kohërave, me një mesatare prej më shumë se 83.3 milionë dëgjues mujorë, sipas “TMZ”. Suksesi i albumit të tij të ri “Justice”, i publikuar në muajin mars dhe projekti me The Kid LAROI, i titulluar “Stay”, i cili ka qëndruar në vendin e parë të Billboard për gjashtë javë rresht, ndihmoi në rritjen e numrit të tij në këtë platformë.

Ylli i popit, 27 vjeç, ka mesatarisht 8.8 milionë dëgjues më shumë se artisti i njohur The Weeknd, i cili u rendit i dyti me 74.5 milionë. Ed Sheeran nga ana tjetër u klasifikua si i treti në listë me 72.4 milionë, ndërsa Ariana Grande e cila dikur theu rekordin e Spotify me 82 milionë dëgjues në muj, tani ka rreth 59.8 milionë dëgjues mujorë.

Vitin e kaluar, Billie Eilish u emërua artistja femër më e dëgjuar e Spotify për vitin 2020. Në atë kohë, kantautorja 19-vjeçare, mundi Taylor Swift dhe Grande për vendin e parë me 49,736,031 dëgjues mujorë.

Rikujtojmë se, kënga e Ariana Grandes dhe Justin Bieber, “Stuck With U”, e cila është frymëzuar nga periudha e karantinës, tashmë ka mbledhur mbi 3.5 milionë dollarë që do të shkojnë në ndihmë të familjeve të prekura nga koronavirusi, mjekëve dhe infermierëve. Projekti, i cili u publikua më 8 maj të vitit 2020, dhuroi 100% të fitimeve të tij nga transmetimet dhe shitjet.