Celebrities Music Showbiz

Justin Bieber dhe Ariana Grande dhurojnë të ardhurat e këngës së tyre për këtë kauzë…

Kënga e Ariana Grandes dhe Justin Bieber, “Stuck With U”, e cila është frymëzuar nga periudha e karantinës, tashmë ka mbledhur mbi 3.5 milionë dollarë që do të shkojnë në ndihmë të familjeve të prekura nga koronavirusi, mjekëve dhe infermierëve. Projekti, i cili u publikua më 8 maj të vitit 2020, dhuroi 100% të fitimeve të tij nga transmetimet dhe shitjet.

Një bashkëpunim midis Grande, Bieber, Scooter Braun’s SB Projects, i cili menaxhon dy artistët, Republic Records dhe Def Jam Recordings, fitimet e këngës do të përdoren për të ndihmuar familjet, punonjësit e kujdesit shëndetësor, mjekët e zjarrfikësit, të cilët ishin në vijën e parë të pandemisë. Shauna Nep, nënkryetare e filantropisë për SB Projects, u shpreh:

Ndërsa bota po izolohej, ne po kërkonim mënyra se si mund të kishim një ndikim pasi ka qenë gjithmonë përparësia e Scooter, SB Projects e po ashtu edhe e artistëve. Ne ishim shumë të emocionuar që u bëmë partnerë me “First Responders Children’s Foundation”, të cilët kanë mbështetur ata në vijën e parë të pandemisë, si dhe familjet e tyre. Më shumë se një vit më vonë, ne jemi shumë krenarë të shohim se sa është mbledhur dhe çfarë është arritur. Falenderojmë Fondacionin për udhëheqjen dhe angazhimin e tyre në këtë punë.

Përveç kauzës së saj të bamirësisë, “Stuck With U” ishte gjithashtu një hit, duke debutuar në krye të ‘Billboard 100’ dhe duke fituar çmimin e videos më të mirë muzikore në MTV VMA 2020.