Celebrities

Justin Bieber krenar që gjimnastja amerikane Simone Biles u tërhoq nga Olimpiada!

Gjimnastja amerikane, Simone Biles u vu në qendër të diskutimeve këto ditë pas vendimit për t’u tërhequr nga gara në Olimpiadën e Tokios për t’i dhënë përparësi shëndetit mendor. Justin Bieber ka vendosur t’i shkruajë në Instagram pasi kur është fjala për probleme të lidhura pikërisht me shëndetin mendor, Bieber di shumë.

Askush nuk kupton presionet me të cilat përballesh! Nuk njihemi por jam kaq krenar që vendose të tërhiqesh.

Bieber shtron pyetjen se çfarë kuptimi ka të pushtosh botën e të heqësh dorë nga shpirti yt?

Ka raste kur “jo”-të tona janë më të forta se “po”-të. Kur ajo që do nomalisht, fillon të të rrëmbejë gëzimin është e rëndësishme të bësh një hap pas për të vlerësuar arsyen se përse?

Një vit më parë, ylli i muzikës tregoi problemet që kishte me depresionin e paaftësinë për të menaxhuar suksesin e arritur në moshë të re. Po ashtu theksoi nevojën për një stop, për t’i dhënë prioritet mirëqenies vetjake.

Njerëzit mendonin se isha i çmendur që nuk përfundova koncertet por ishte gjëja më e mirë për të bërë për shëndetin tim mendor. Jam shumë krenar për ty Simone Biles!

Në një prej postimeve të fundit në rrjetet sociale, Biles theksonte se ka raste kur ndjen sikur ka peshën e botës mbi shpatulla. Ajo i tregoi popullit të web-it presionin e ndjerë në Tokio.

Lojërat Olimpike nuk janë shaka!

Më pas, vendimi për të thënë lamtumirë por fansat nuk e kanë braktisur, aq sa sportistja shkruajti:

Dashuria dhe mbështetja që më keni dhënë, më bënë të kuptoj se vlej më shumë se sukseset e gjimnastika. Diçka ku nuk besoja më parë.