Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump, ka mbërritur në Vlorë, i shoqëruar nga një delegacion si dhe bashkëshortja e tij, Ivanka Trump.
Ai ndodhet në zonën e Ujit të Ftohtë, ku pritet të zhvillojë një takim me një studio arkitekturore për të diskutuar mënyrën e realizimit të projektit dhe investimin në ishullin e Sazanit.
Më herët kryeministri Edi Rama dhe Kushner u takuan më 7 janar në Paris.
Sjellim ndërmend se kjo nuk është hera e parë që Trump dhe Kushner vizitojnë vendin tonë. Madje verën që lamë pas ata erdhën për të kaluar pushimet në Jug.
Vajza e Donald Trump, Ivanka, nuk e ka fshehur interesan e saj për Shqipërinë. Në dhjetor ajo postoi një Story në Instagram duke treguar se i ishte futur studimeve për vendin tonë.
Trump ishte duke lexuar tre libra: “Albania: From Anarchy to Balkan Identity” të Miranda Vickers dhe James Pettifer, “The Albanians: A Modern History” të Miranda Vickers, si dhe “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” të Ismail Kadaresë.
Ndërkohë bashkëshorti i saj Kushner, ka një projekt të turizmit luksoz për të zhvilluar ishullin e Sazanit.