Celebrities Gossip Showbiz

Kafsha e 7 shtëpiake që i ngordh, pakujdesia e Katie Price irriton ndjekësit të cilët morën menjëherë masa të rrepta për yllin televiziv!

Së fundmi ish-modelja e njohur britanike Katie Price ka shkaktuar një zemërim tek ndjekësit e saj, ndërsa njoftoi në Instagram se qeni i saj Blade kishte ngordhur pasi ishte goditur nga një makinë. 45-vjeçarja u shpreh se miku i saj më i mirë kishte ngordhur dhe kjo ngjarje vjen 7 muaj pas humbjes së një tjetër qeni po të përplasur nga makina. Ndërkaq, Katie ka shkruar:

Fjalët nuk mund të shprehin humbjen e mikut tim më të mirë. Nuk kam fjalë për të thënë se si ndihem, jam e mpirë dhe i tronditur.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Katie Price (@katieprice)

Është pikërisht neglizhenca e modeles ajo që ka irrituar ndjekësit të cilët shprehen se në pak vite Kate ka humbur plot 7 kafshë shtëpiake, mes të cilëve, një kalë dhe një kameleon. Për këtë arsye, një peticion ka nisur të nënshkruhet online, i cili ka mbledhur mbi 30 mijë firma, ku kërkohet që modelja të mos lejohet më nga autoritetet të ketë kafshë.

Rikujtojmë, se disa muaj më parë u tha se ylli televiziv do të përballej me burg pasi u deklarua fajtore për dërgimin e një mesazhi kërcënues ndaj të fejuarës së ish-it të saj, Kieran Hayler. 43-vjeçarja shkeli një urdhër ndalimi kur i dërgoi asaj këtë mesazh. Ajo e pranoi akuzën në Gjykatën e Lewes Crown pasi më parë e mohoi atë në Gjykatën Supreme. Katie është dënuar gjithashtu edhe me 16 javë burg për drejtimin e mjetit në gjendje të dehur pas një aksidenti të tmerrshëm që përjetoi në shtator.