Celebrities Gossip Showbiz

Shkeli urdhrin e ndalimit, Katie Price rrezikon 5 vite burg!

Së fundmi thuhet se ylli televiziv Katie Price do të përballet me burg pasi u deklarua fajtore për dërgimin e një mesazhi kërcënues ndaj të fejuarës së ish-it të saj, Kieran Hayler. 43-vjeçarja shkeli një urdhër ndalimi kur i dërgoi asaj këtë mesazh. Ajo e pranoi akuzën në Gjykatën e Lewes Crown pasi më parë e mohoi atë në Gjykatën Supreme.

Ajo pritet të përballet me një dënim prej pesë vitesh burg. Gjykatësi Stephen Mooney i tha Price se:

Është e qartë se ju keni pranuar përgjegjësinë për një vepër penale dhe keni pranuar fajësinë gjatë kohës që ishit në një dënim me kusht, që do të thotë se jeni në rrezik të shkoni në burg.

Katie kaloi 12 orë në paraburgim pasi u arrestua në rezidencën e saj në muajin janar. Katie është dënuar gjithashtu edhe me 16 javë burg për drejtimin e mjetit në gjendje të dehur pas një aksidenti të tmerrshëm që përjetoi në shtator. Rikujtojmë se Katie dhe Kieran u martuan në janar të vitit 2013 dhe kanë dy fëmijë, Bunny, 5-vjeç dhe Jett 6-vjeç. Ata u ndanë në fillim të vitit 2018 pas akuzave të shumta për tradhti bashkëshortore. Kieran tani është fejuar me Michelle dhe ata kanë një djalë të vogël të quajtur Apollo.

Rikujtojmë, se Price është paralajmëruar nga një kirurg kozmetik se trupi i saj mund të jetë nën ‘stres’ të fortë për shkak të prirjes së saj për t’iu nënshtruar operacioneve të shpeshta plastike. Ish-modelja 43-vjeçe, i është nënshtruar një sërë procedurash kirurgjikale gjatë viteve, duke përfshirë rinoplastikën, liftim siluete të fytyrës, 3D, ‘faneers’, mbushës buzësh, botoks, tri ‘lifting’ të fytyrës, një ngritje të syve dhe vetullave dhe së fundmi operacionin e saj të 24-të në gjoks. Pavarësisht mburrjes për listën e saj të gjerë të operacioneve, mjeku Alex Karidis ka pohuar se ai kurrë nuk do t’i rekomandonte klientëve të tij që t’i nënshtroheshin një numri të barabartë operacionesh.