Pas publikimit të pamjeve ku shfaqej dukshëm e dobësuar, Katie Price pranon se është tronditur nga ajo që pa dhe konfirmon se ka nisur kontrolle mjekësore. Modelja ka reaguar publikisht pas fotove të fundit që qarkulluan në media ku ajo shfaqej dukshëm e dobësuar gjatë një daljeje me vajzën e saj Princess Andre në Londër. Pamjet, të realizuara gjatë një vizite në Selfridges, ngjallën shqetësim të madh te fansat për gjendjen e saj shëndetësore.

Ish-modelja, 47 vjeçe dhe nënë e pesë fëmijëve, ka treguar se reagimi publik dhe pamja e saj në fotografi e kanë tronditur thellë. Ajo ka pranuar se është ndier e alarmuar kur i ka parë imazhet dhe se ka vendosur të kërkojë ndihmë mjekësore për të kuptuar arsyen e rënies së ndjeshme në peshë.

Gjatë episodit të fundit të podcastit të saj The Katie Price Show, Price shpjegoi se nuk kishte vënë re praninë e fotografëve dhe se dita kishte qenë kaotike për shkak të motit të keq. Ajo theksoi se, ndonëse e di që duket shumë e dobësuar, pamjet e publikuara i janë dukur të ekzagjeruara, duke shtuar se perceptimi publik e ka shtyrë të marrë vendime që nuk i dëshironte, përfshirë ndërhyrje estetike në fytyrë.
Price konfirmoi se ka rezervuar vizita te mjeku dhe analiza gjaku, duke theksuar se dëshira e saj është të shtojë peshë, por se trupi i saj nuk po reagon siç duhet. Ajo shtoi se ushqehet normalisht dhe nuk ka pasur kurrë probleme me të ngrënit. Ish modelja ka qenë e ftuar së fundmi në ‘podcast’-in, “How To Fail With Elizabeth Day”, teksa ka rrëfyer një ngjarje tronditëse. Modelja e famshme pohon se është përdhunuar në fëmijëri, kur ishte vetëm 7 vjeçe.
U përdhunova në park kur isha 7 vjeçe. Një herë më kishin rrëmbyer. Ndodhi që punoja me një fotograf në derën e të cilit trokiti policia. Domethënë, ai i drogonte vajzat me milkshake. Një ditë më tha: ‘Dua të jesh lakuriq me një këmishë të bardhë të lagur’ dhe unë në fillim refuzova. Më vonë pranova.