Ish modelja e njohur, Katie Price ka surprizuar opinionin publik duke u martuar për herë të katërt, në një ceremoni të fshehtë dhe të shpejtë në Dubai. Fotot e publikuara tregojnë ish-modelen 47-vjeçare të veshur me të bardha, krah bashkëshortit të saj të ri, Lee Andrews, një emër pothuajse i panjohur për publikun.

Martesa u zhvillua vetëm disa ditë pasi çifti ishte njohur për herë të parë fizikisht. Sipas rrëfimit të vetë Katie Price, ajo dhe Lee Andrews u njohën fillimisht online dhe krijuan menjëherë një lidhje intensive, duke shkëmbyer unaza dhe bërë tatuazhe të përbashkëta edhe përpara se të takoheshin ballë për ballë. Vetëm pak ditë më pas, Price udhëtoi drejt Dubait, ku Andrews jeton prej vitesh dhe aty ndodhi propozimi i martesës, i ndjekur pothuajse menjëherë nga ceremonia. Lajmi vjen pak kohë pas ndarjes së Katie Price nga ish-partneri i saj, JJ Slater, ish-pjesëmarrës në Married At First Sight UK.
Pas publikimit të pamjeve ku shfaqej dukshëm e dobësuar, Katie Price pranon se është tronditur nga ajo që pa dhe konfirmon se ka nisur kontrolle mjekësore. Modelja ka reaguar publikisht pas fotove të fundit që qarkulluan në media ku ajo shfaqej dukshëm e dobësuar gjatë një daljeje me vajzën e saj Princess Andre në Londër. Pamjet, të realizuara gjatë një vizite në Selfridges, ngjallën shqetësim të madh te fansat për gjendjen e saj shëndetësore.