Celebrities Gossip Showbiz

“Kam pasur përfitime të mëdha…”, Fero flet për herë të parë pas përfshirjes në fenë islame!

Lidhja e reperit të njohur Fero me modelen e njohur, Arbenita Ismajlin, të cilët kanë dhe një vajzë të vogël, prej vitesh është në qendër të mediave. E së fundmi, Fero është akuzuar për dhunë në familje, sulm fizik dhe kanosje ndaj gruas së tij. Para disa ditësh Fero është liruar nga paraburgimi e këtë e ka bërë të ditur vetë ai me anë të disa postimeve në Instagram.

Pas daljes nga paraburgimi reperi ka shokuar ndjekësit e tij me deklaratën e fundit në Instagram, ku është shprehur se ka vendosur të heqë dorë përfundimisht nga muzika për shkak se feja islame e ndalon dhe se kërkon falje për tekstet e shkruara dhe këngët e tij, ku dhe dëshiron që ato të fshihen dhe askush të mos i dëgjoj.

Reperi i njohur, Fero, ka realizuar së fundmi intervistën e parë pas përfshirjes së tij në fenë islame. Pasi la qelinë ku ndodhej sepse u akuzua se ushtroi dhunë ndaj ish-gruas së tij, Arbenita Ismajlit, reperi njoftoi se ka hequr dorë nga muzika për t’ju përkushtuar fesë.

Unë e kam pasur një jetë shumë të shfrenuar. Pas shumë sprovave jam munduar shumë herë të jem i udhëzuar, por nuk kam mundur. Kohët e fundit, i jam lutur Allahut të më udhëzojë. E falënderoj Allahun që nuk kam vdekur gjatë kohës që kam qenë i shfrenuar…

Unë dua t’ju them të gjithëve se asnjëherë në jetën time nuk kam qenë më i lumtur. Asnjëherë nuk kam qenë më rehat. Kam pasur përfitime të mëdha, kam shkuar në vende luksoze, por pas çdo kënaqësie që nuk ka qenë kënaqësi e vërtetë kam ndjerë zhgënjim. E kam ndjerë që më mungon diçka…

Madje ish-reperi e ka pranuar publikisht se tani e do bashkëshorten e tij Arbenitën 200 herë më shumë se e ka dashur. Mesa duket, Fero nuk është dakord me divorcin që modelja ka kërkuar pas dhunës së ushtruar.