Modelja e njohur Arbenita Ismajli ka tërhequr vëmendje me një postim në rrjete sociale, që shumë ndjekës e kanë interpretuar si një mesazh të tërthortë ndaj ish-bashkëshortit të saj, reperit Fero.
Ajo ndau disa momente me vajzën e tyre, Ninën, të cilën e kishte çuar në një hapësirë artistike ku vizitorët shkruajnë emocionet e tyre negative në letra.
Sipas Arbenitës, Nina ende nuk di të lexojë dhe në vend të një shprehjeje zemërimi, kishte zgjedhur të vizatonte një zemër, duke simbolizuar paqen.
Megjithatë, modelja shtoi se mesazhet e tjera në atë vend përmbanin edhe shprehje që shënjestronin babain e Ninës. Ky detaj u pa nga ndjekësit si një “thumb” i qartë ndaj reperit.
Reagimi i Fero-s nuk vonoi. Ai publikoi një mesazh enigmatik në Instagram:
I regret nothing but I am definitely aware of things I wouldn’t do again (Nuk pendohem për asgjë, por jam padyshim i vetëdijshëm për gjërat që nuk do t’i bëja sërish).
Fansat e interpretuan këtë si një përgjigje të tërthortë ndaj Arbenitës. Marrëdhënia mes ish-çiftit ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes mediatike, dhe ky shkëmbim i fundit në rrjetet sociale duket se ka ndezur sërish interesin për dinamikën e tyre pas ndarjes.