Celebrities Fashion

Kanë 2021, veshjet që lanë me gojë hapur në tapetin e kuq!

Ky ka qenë një nga vitet që në tapetin e kuq, në festivalin e filmit në Kanë ka bërë më shumë bujë. Premierat e filmave të ndryshëm kanë bërë të mundur trafikun e veshjeve në ‘pasarelë’, ikonave të modës dhe personazheve më në zë të momentit.

Padyshim ky vit ka qenë i modeles Bella Hadid përsa i përket veshjeve të stilistëve të ndryshëm me të cilët ajo ka vendosur të parakalojë në tapetin e kuq. Jo një, por dy veshje ishin ato të cilat u shkrepën nga mijëra paparacë dhe u adhuruan nga mijëra ndjekës në rrjete sociale. Fustani në daljen e saj të parë ishte i dizajnerit Jean Paul Gaultier, por detaji që beri diferencen ishte fakti që ky fustan ishte një nga fustanet e arkivit të vetë stilistit.

Fustani i përkiste koleksionit të vitit 2002 dhe kjo tërhoqi mjaft vëmendje.

Ndërsa fustani i dytë ishte ai që bëri bujën më të madhe në rrjet i koleksionit të këtij sezoni te Schiaparelli, fustani ishte një bizhu e veshur në trupin e Bella. Ishte një fustan i cili përbëhej nga një pjesë metalike dhe dekolte totalisht të hapur e cila u kthye në detajin e vetëm që goditi.

Por meshkujt nuk ngelen pas në këtë festival. Rikthimi në tapetin e kuq të yllit të ‘Call Me By Your Name’, Timothée Chalamet, krijoi një magji. Ai kishte vendosur të vishte një kostum të gjithin ngjyrë metalike me shkëlqim e cila nuk bëri asgjë më shumë se sa ta tregonte mbresëlënëse.

Disa nga veshjet e tjera të cilat tërhoqën vënendje ishin fustane nga stilistë si Elie Saab, Giambattista Valli, Dior dhe të tjerë.

Dy blogeret e njohura Chiara Ferragni dhe Leonie Hanne, kishin veshur fustane magjike voluminoze të cilët lanë përshtypjet më të mira për pompizitetin e tyre.